Si të bësh kaçurrela sa hap e mbyll sytë vetëm me një piastër! – AlpeGossip
Si të bësh kaçurrela sa hap e mbyll sytë vetëm me një piastër!

Si të bësh kaçurrela sa hap e mbyll sytë vetëm me një piastër!

Nëse mendonit se piastra shërben vetëm për të drejtuar flokët, e keni gabim. Mund të krijojmë kaçurrela me piastër pa na u dashur të qëndrojmë me orë të tëra para pasqyrës.

Si duhet të veproni?

Vendosni tek flokët shtresën mbrojtëse kundër nxehtësisë (kristalinë e lëngshme) dhe thajini plotësisht. Merrni një tufë të vogël flokësh, rrotullojeni rreth piastrës dhe rrëshqiteni piastrën në gjatësinë e flokut duke e tërhequr me ngadalë. Në fund, bëjini me pak llak për t’i dhënë volum dhe për t’u siguruar që do qëndrojnë më gjatë.

Kështu do të shmangni rrezikun nga nxehtësia dhe do të mbaroni punë me flokët sa hap e mbyll sytë.

Shënim: Do t’ju këshillonim përdorimin e një piastre të hollë për ta patur më të lehtë.

Për një ide më të qartë, ndiqni procesin hap pas hapi në videon e mëposhtme: