Kendal Jenner flet për herë të parë për Stormi-n dhe Kylie-n, si mami e re – AlpeGossip
Kendal Jenner flet për herë të parë për Stormi-n dhe Kylie-n, si mami e re

Kendal Jenner flet për herë të parë për Stormi-n dhe Kylie-n, si mami e re

E gjithë vëmendja është tek familja Kardashian, pas ardhjes në jetë të dy vogëlusheve Stormi dhe True, si dhe skandali i tradhëtisë mes Khloe dhe Tristan.

Dhe Kendall Jenner, 23 vjeç, ka folur për herë të parë për ardhjen në jetë të mbesës së saj Stormi, në një intervistë për revistën “ELLE US” me Lana Del Rey-n, ku pranon se ndjehej çuditshëm që motra e saj e vogël, 20 vjeç, tani është bërë nënë.

Kylie dhe i dashuri i saj Travis Scott, u bënë prindër në muajin shkurt, dhe lajmin e ëmbël e bënë publik në një video për fansat.

“Natyrisht që është e çuditshme, kur motra jote e vogël ka një fëmijë përpara teje. Nuk e mendoja se do të ndodhte kështu. Por është shumë bukur” – tha Kendall.

Modelja dhe ylli i serialit “Kepping Up With The Kardashian” zbuloi se në të vërtetë Stormi ka lidhur edhe më shumë dy motrat me njëra-tjetrën.

“Na lidhi akoma më shumë. Ne gjithmonë kemi qënë të afërta, por sërish do të kapeshim për gjënë më të vogël. Tashmë është më e veçantë për mua” u shpreh Kendall.

Krizat e ankthit që modelja përjeton ishin një ndër temat kryesore gjatë intervistës: “Është shumë interesante. Që nga dita e parë që pranova se kisha kriza ankthi, jam e suprizuar nga njërëzit që kanë pranuar se edhe ata janë si unë. Është një komunitet i tërë. Unë shoh se çfarë ata bëjnë për të ndihmuar veten dhe më pas shoh si mund ta ndihmoj edhe unë veten time”.