JANË RIBASHKUAR? Modelja ruse shkruan në shqip për Don Xhonin (FOTO) – AlpeGossip
JANË RIBASHKUAR? Modelja ruse shkruan në shqip për Don Xhonin (FOTO)

JANË RIBASHKUAR? Modelja ruse shkruan në shqip për Don Xhonin (FOTO)

Pak javë më parë, Don Xhoni konfirmoi se i kishte dhënë fund lidhjes me modelen ruse, Ariana Lirey. Nga postimet në rrjete sociale, kjo e fundit dukej se nuk e kishte pritur mirë ndarjen. Ndërsa reperi i kërkonte që të mos bënte drama, modelja thoshte se do t’i binte maska e djalit të mirë.

Pasi u “hakmorr” ndaj reperit duke i bërë folloë Noizy-t, me të cilin Don Xhoni ka pasur përplasje, modelja ruse ka bërë një tjetër veprim, përmes të cilit “shigjeton” reperin nga Kosova. Së fundmi, ajo ka publikuar një mesazh në gjuhën shqipe duke i dërguar një mesazh të qartë.

“Nëse do të kishte një mundësi për t’ju dërguar dreqin, do ta bëja përsëri”, ka shkruar ajo. Megjithëse nuk ka përmendur emra, fakti që ka shkruar në gjuhën shqipe nënkupton se i drejtohet reperit nga Drenica.