NDERON IKONËN E MODËS/ Por pse po kritikohet kaq shumë tema e Met Gala 2023?! – AlpeGossip
NDERON IKONËN E MODËS/ Por pse po kritikohet kaq shumë tema e Met Gala 2023?!

NDERON IKONËN E MODËS/ Por pse po kritikohet kaq shumë tema e Met Gala 2023?!

Met Gala – eventi i famshëm i modës i organizuar nga kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour, për të mbledhur fonde për Muzeun Metropolitan të Artit – publikoi temën për vitin 2023.

“Karl Lagerfeld: A Line of Beauty” (Karl Lagerfeld: Një linjë e bukurisë) është tema e vitit 2023 dhe nderon dizajnerin e ndjerë Karl Lagerfeld.

Lagerfeld, i njohur për rolin e tij si drejtor artistik i Chanel, përveç punës te Chloé dhe markës së tij me të njëjtin emër, ishte një nga figurat më me ndikim në industrinë e modës.

Nderon ikonën e modës, por pse po kritikohet kaq shumë tema e Met

Pse po kritikohet vendimi i Met Gala? Dizajneri ka qenë subjekt i kritikave gjatë gjithë karrierës së tij. Në veçanti, gjuha e tij kundër vajzave dhe grave të kolme është konsideruar “mizore” – madje tha se “askush nuk dëshiron të shohë gra të rrumbullakëta” kur revista Brigitte njoftoi se do të përdorte gra “të zakonshme, realiste” në 2009.

Komente të tjera nga ai përfshijnë: të quajturit Adele-n “pak shumë e shëndoshë”, Heidi Klum “shumë të rëndë”, Pippa Middleton “duhet të tregojë vetëm shpinën”. Përpos kësaj, ka thënë se Coco Chanel nuk ishte feministe sepse ajo “asnjëherë nuk ishte mjaftueshëm e shëmtuar për të qenë feministe.”

Lagerfeld është kritikuar gjithashtu për faktin se ai i dërgoi lule përdhunuesit të akuzuar Dominique Strauss-Kahn; mbrojti stilistin Karl Templer pasi u akuzua për ngacmim seksual dhe tha: “Nëse nuk doni t’ju tërhiqen pantallonat, mos u bëni modele! Shko në një manastir, do të ketë gjithmonë një vend për ty në manastir ” dhe tha se ishte “i ngopur” me lëvizjen Me Too.

Ai i ka quajtur muslimanët “armiqtë më të këqij” të popullit hebre në vitin 2017, ndërsa kritikoi pranimin e refugjatëve në Francë.

“Ky burrë… ishte vërtet jashtëzakonisht i talentuar, por e përdori platformën e tij në një mënyrë kaq të urryer, kryesisht ndaj grave, në mënyrë të përsëritur dhe deri në vitet e fundit të jetës së tij, duke mos treguar asnjë pendim, duke mos ofruar asnjë shlyerje, asnjë falje, asnjë ndihmë për grupet që ai sulmoi,” tha aktorja Jameela Jamil.

Nëpër rrjete sociale, duket se shumë njerëz janë në të njëjtin mendim me aktoren.