FUNDET TREND PËR MESHKUJT/ Robert Aliaj flet për paragjykimet: Kam 12 vite që i vesh, shkëputem nga llumi – AlpeGossip
FUNDET TREND PËR MESHKUJT/ Robert Aliaj flet për paragjykimet: Kam 12 vite që i vesh, shkëputem nga llumi

FUNDET TREND PËR MESHKUJT/ Robert Aliaj flet për paragjykimet: Kam 12 vite që i vesh, shkëputem nga llumi

Robert Aliaj, i cilësuar shpesh si artisti kontrovers, jo rrallëherë vendoset në qendër të vëmendjes së publikut për shkak të veshjes së tij.

Thonjtë e lyer, syzet, funde dhe një bastun në dorë- janë disa nga detajet që e dallojnë stilin e tij nga të tjerët. Vështirë të themi se kemi parë meshkuj në Shqipëri me kujdesin ndryshe për pamjen e jashtme, siç bën ai. I veçuar si nga paraqitja, ashtu dhe nga qëndrimet e tij lidhur me fenomene të ndryshme sociale apo artistike, Aliaj shpesh vihet nën shënjestër të akuzave bazuar.

Duke u ndalur te një fenomen i ri në botën e modës, veshja e fundeve nga djemtë dhe burrat, Roberti tha sot në “Wake up” se ai ka 12 vite që vesh fund. Duke nënvizuar se edhe fustanella që është veshje tradicionale shqiptare është shumë femërore, artisti tha se nuk sheh asnjë problem në veshjen e fundeve nga meshkuj

“Kam të paktën 12 vite që vesh funde. Kam dalë në rrugë. Kam veshur edhe fustan që e kam pasur të përditshmërisë sime. Dhe u bë e zakonshme që të më shikojë ashtu. Paragjykimet nuk më bëjnë përshtypje, madje më motivojnë. Sepse më shkëpusin nga e përditshmja dhe nga llumi në fund të fundit. Nuk kam respekt për njerëzit pa stil. A ka gjë më femërore se fustanella, me pala me të gjitha? Kështu janë fundet e grave. Kurse fundet që përdoren nga meshkujt sot kanë gjithsesi një prerje me të ngushtë, më të thjesht, më minimale. Nuk ka asgjë të keqe.”-tha ai.

 

Më herët, Roberti ka eklaruar se veshja tregon shumë për personalitetin dhe nuk ka ngurruar të shprehet se personazhet publike shqiptare nuk japin asgjë në aspektin social.

“Sa i përket veshjes sime, mund të them se veshja tregon shumë për personalitetin, janë copëza të vogla, por me kuptime të mëdha. VIP-at në Shqipëri vetëm marrin nga adhurimi që jep publiku dhe nuk japin në aspektin social. Unë jam i lirë, e të jesh i lirë do të thotë që opinionin publik ta barazosh me zero, jo se nuk i kushtoj rëndësi, por se përpiqem që të bëjë shumë për publikun në aspektin social”– ka deklaruar Aliaj.