Elvis Pupa ndryshon pamje/ Sidrit Bejleri e ngatërron me veten (FOTO) – AlpeGossip
Elvis Pupa ndryshon pamje/ Sidrit Bejleri e ngatërron me veten (FOTO)

Elvis Pupa ndryshon pamje/ Sidrit Bejleri e ngatërron me veten (FOTO)

Aktori i njohur Elvis Pupa shpesh poston në rrjetet sociale foto nga më të ndryshmet, përfshirë këtu të tijat apo foto për humor.

Së fundmi ai ka publikuar një foto teksa ka bërë grimin dhe mund të themi se ka ndryshuar shumë në pamje. Elvisi “tullac” dhe me mjekër ashtu siç nuk e kishim parë më parë!

“Ja çfarë të ndodh pasi përballesh me trafikun, kur hyn dhe del nga Tirona” – duke ironizuar në këtë formë, pra prej pamjes së tij pa flokë, situatën e rënduar të trafikut në kryqytet.

Ndër shumë komente të ndjekësve, ajo ç’ka na tërhoqi ne vëmendjen është pikërisht një koment i këngëtarit të njohur Sidrit Bejleri.

“Unë?” – shkruan ai dhe qesh me faktin se Elvisi ka një ngjashmëri të madhe me të falë look-ut të ri. Sigurisht Elvisi ka vazhduar më tej humorin duke i thënë: “Po, po ne jemi ju”.

Një shkëmbim batutash ky mes dy personazheve që na b%ri të gjithëve për të qeshur.