NOMINOHET PËR ÇMIMET “GRAMMY”/ Revista sulmon Bebe Rexhën: Nuk e meriton – AlpeGossip
NOMINOHET PËR ÇMIMET “GRAMMY”/ Revista sulmon Bebe Rexhën: Nuk e meriton

NOMINOHET PËR ÇMIMET “GRAMMY”/ Revista sulmon Bebe Rexhën: Nuk e meriton

Për herë të parë, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha u nominua për çmimin “Grammy”. Emri i saj renditet mes konkurrentëve pretendentë për kategorinë “Artisti i ri më i mirë”, krahas Dua Lipës!

Mirëpo, për “This is Insider” Bebe Rexha nuk e meriton të renditet në këtë kategori, pasi ajo nuk është një artiste e re që është njohur me publikun së fundmi. Sipas gjigandit mediatik, Rexha ka vite në skenë duke u prezantuar tek publiku me hite si “Me, Myself and I” në bashkëpunim me G-Eazy apo ai me Martin Garrix “In the Name of Love”.

“Duke qënë se Bebe ka qënë në skenën ndërkombëtare që në vitin 2014, ta quash ‘artiste të re’ është një gjest shumë bujar” – shkruan revista.

Sakaq, artistët e tjerë si Dua Lipa, Chloe Halle, H.E,R, apo dhe Jorja Smith që janë në këtë kategori, duket se e meritojnë më së miri sipas revistës “This is Insider”.