Rikthehemi sërish në dramën Mozzik – Loredana. Pas publikimit të këngës së fundit të Mozzik, “Dhelpër dinake”, njerëzit qenë të mendimit se bëhet fjalë për një dedikim për Loredanën.
Kënga flet për një çift që është ndarë dhe fajin e ka “ajo”.
“Ah, n’semafor t’kuq unë [për] ty hina,
E në kët’ dashni mora gjith’ dënima
E për m’i la sot m’dhemb edhe shpina.”
Një ndër arsyet e ndarjes janë debatet:
“Dhelpën dinake, e kom dit’ prej asaj nate,
Jena lodh t’u bo debate,
Ti moj dhelpën dinake, dhelpën dinake,
S’ka ma debate, qikaq e pate.”
Po kështu Mozzik shprehet:
“Kom marr mësim, mos më thirr anonim n’telefon,
S’ka diskutim e kom dit, t’kom me ba lajmërim,
S’e di, s’e di, dikush n’mes na hyri.”
“Më mirë do të ishte ta kishte titullin Diss Loredana,” shkruan dikush. “Nga ‘Madam’ te ‘Dhelpër dinake’. Më në fund u ndeze. Hajde më i gjallë,” lexohet në një tjetër koment. “Nëse kjo është një këngë për Loredanën, ajo nuk e meriton këtë këngë.”
Por nga ata që besojnë se kënga nuk është dedikim, “sepse Mozzik dhe Loredana e duan njëri-tjetrin akoma”.
I ftuar në “Shiko kush luan”, Mozzik u shpreh se “Loredana është e vetmja lidhje serioze që ka patur” dhe theksoi se “për të do të ketë gjithnjë dashuri të madhe”.
Komentet: