”MË THONIN HAJDE PAS 2 MUAJSH”/ Aktori i Portokallisë tregon si u bë pjesë e spektaklit – AlpeGossip
”MË THONIN HAJDE PAS 2 MUAJSH”/ Aktori i Portokallisë tregon si u bë pjesë e spektaklit

”MË THONIN HAJDE PAS 2 MUAJSH”/ Aktori i Portokallisë tregon si u bë pjesë e spektaklit

Erdit Asllanaj është një nga aktorët më të njohur të “Portokallisë” e që na ka bërë gjithnjë të qeshim me humorin e batutat e tij. Mirëpo Erditi ka treguar se nuk e ka pasur aq të lehtë të bëhej pjesë e spektaklit të humorit.

I ftuar në emisionin “Lart e Poshtë”, Erditi ka treguar se kur shkonte për audicionet e “Portokallisë”, roja i thonte të kthehej pas 2 muajsh.

“Kur shkoja për të pyetur se kur nisnin audicionet e “Portokallisë”, më dilte gjithmonë një roje atje. Unë e pyeta kur fillonin, ai më tha kthehu pas 2 muajsh. Shkoj përsëri unë pas 2 javësh, prapë i njëjti roje. ‘O prapë ti, ik se ke ardhur shpejt, janë pas 2 muajsh’. E një ditë vete unë, ishte ditë me shi, dhe më doli prapë roja. Prapë më tha kthehu pas 2 javësh. Unë eca, i shkava pak me lezet e kalova. Rastis aty me asistent regjisorin. E pyes e më thotë hajde se tani janë audicionet. Unë i thashë që isha i papërgatitur, por që thoni ju aty filloi rrugëtimi im në Portokalli”, tregoi Erditi.