“KRIZA E PD-së BRENDA DHE JASHTË KOALICIONIT”/ Kritikët dhe aleatët “KUNDËR” Bashës dhe Monikës – AlpeGossip
“KRIZA E PD-së BRENDA DHE JASHTË KOALICIONIT”/ Kritikët dhe aleatët “KUNDËR” Bashës dhe Monikës

“KRIZA E PD-së BRENDA DHE JASHTË KOALICIONIT”/ Kritikët dhe aleatët “KUNDËR” Bashës dhe Monikës

Partia demokratike edhe pse në opozitë po pëson një shkërmoqe si brenda “familjes” ashtu edhe në kualicion.

Pas zgjedhje të Kryesisë së re pati shumë të pakënaqur brenda PD i tillë ishte edhe rasti i Deputetit Ervin Salianji i cili hoqi dorë nga kryesia.

Pas publikimit të vjedhjeve të votave ku Salianjit i ishin hequr vota. Por pati jo pak veta që e mbështetën Salianjin më këtë gjest disa prej tyre ishin:

Grida Duma: Do të luftonte në PD të kishte garë dhe të gjithë të kishin garën që meritonin. Nga ana tjetër ajo theksoi se në partitë politike personat me vlera dhe kapitale goditen dhe  largohen për tu hapur rrugë të paaftëve.

Myslim Murrizi: U habita shume se aq vota sa na u thane se kane mare nga keshilli disa “fitues” nuk i kane mare as ne zone elektorale kur kane kandiduar si deputet nga PD dhe nuk i marin kurre po te kanidojne ne sistem mazhoritar apo me lista te hapura.

Ish badigarti I Sali Berishës Sali Lushaj: “I Nderuar Zoti Salianji ! Me keqardhje të madhe e trishtim partiak për mua është largimi juaj. Ky është një vendim i marrë tashme nga ana juaj ku duhet ta pranoj cilido.

Ka pasur reagime të tjera të cilët dolën në mbrojtje të Salianjit dhe kundër kryesisë së re.

Por këto nuk ishin të vetëm të cilët janë të zhgënjyer nga Basha të tillë janë edhe aleatët e tij nga Agron Duka e deri tek deputeti Nard Ndoka.

Deputeti dhe aleati I Bashës Nard Ndoka në një intervistë për AlpeNews.al tha se: Poli i tretë mendohet të perbehet nga parti parlamentare dhe jo parlamentare; që kanë një historik ne zgjedhje dhe kanë marre mbi 3000 mijë vota në zgjedhje. Duhet të kujtoj se partitë e treta së bashku kanë marrë mbi 400 mijë vota.

Edhe aleati tjetër I Bashës, Duka në një pronocim për AlpeNews.al tha se: Aleati Basha i ka dhënë një sërë premtimesh por ka zhgënjyer për ti mbajtur ato.

Duka thotë gjithashtu se nuk bëhet fjalë për krijimin e një poli të tretë por edhe nëse kjo do të ndodhë bëhet për ti shtrirë dorën atyre që nuk pajtohen me partitë e mëdha.

Partia demokratke dhe LSI-ja ka kanë caktuar datën 16 shkurt si dita ku do të rinisin protestat e opozitë të cilat kishin rënë në gjumë. Por a do ti bashkohen aleatët dhe kritikët Lulzim Bashës në protestë.

Përgatiti: AlpeNews.al