Të vishemi mirë do të thotë të bëjmë kombinimet e duhura, si në ngjyra dhe në stil. Tani jemi zyrtarisht në dimër dhe trendet e veshjeve ndryshojnë nga viti në vit.
Tashmë në rrjetet sociale është parë një trend i ri, ku pothuajse shumica e vajzave të showbizzit nuk i kanë rezistuar këtij kombinimi dhe trendi që po bën “namin”. Bëhet fjalë për kombinimin e xhaketave me funde të shkurtër, me geta dhe me këpucë ose çizme dimri.
Nëse dhe ju doni të dukeni bukur po aq sa vajzat e showbizzit shqiptar alpegossip.al ju sjell fotot e kombinimit të tyre të cilat do ju duhen në përditshmëri ose mund dhe t’i vishni darkave kur dilni.