“18 VITE DIFERENCË”/ Si kanë ndikuar në marrëdhënien mes Bojken Lakos dhe Semi Jaupaj? Më thotë ndonjëherë, o budalla… – AlpeGossip
“18 VITE DIFERENCË”/ Si kanë ndikuar në marrëdhënien mes Bojken Lakos dhe Semi Jaupaj? Më thotë ndonjëherë, o budalla…

“18 VITE DIFERENCË”/ Si kanë ndikuar në marrëdhënien mes Bojken Lakos dhe Semi Jaupaj? Më thotë ndonjëherë, o budalla…

Bojken Lako është një nga këngëtarët rock  më të preferuar në vendin tonë. Ai prej disa vitesh është tashmë i martuar me këngëtaren Semi Jaupaj. I ftuar këtë javë ne barin e emisionit “THUMB” të Fatmës dhe Aulonës.  Ai ka folur në lidhje me diferencën në moshë që ekziston mes të dyve dhe shprehet se:

“Ne kemi 18 vite diferencë. Sa më shumë kohë që kalon unë shkoj drejt pjekjes dhe Semi është në një moshë që mund të konsiderohet vajzë e re. Kurse unë mund të jem nga trutë kalama gjithë jetën gjithsesi. Më thotë ndonjëherë, o budalla nuk  është kështu si thua ti. Por ky është momenti që kemi stabilizuar më mirë marrëdhënien. Kemi një rrugë komunikimi shumë të natyrshme. Unë gjej defekte te vetja me sjelljen time në fillim sepse kam kaluar në faza shumë agresive.

Mbase edhe nga alkooli ndonjëherë, sepse njeriu duhet të jetë i qetë kur gjykon. Unë kam ardhur nga një stad tjetër edhe përsa i përket shoqërisë. Familjarët e Semit kanë qenë shumë të hapur që kjo marrëdhënie është shumë normale, sepse është ajo motoja: Kur ka dashuri nuk ka moshë”. – ka përfunduar Bojkeni i cili është treguar mjaft i sinqertë në këtë përgjigje.