Rezart Veleshnja shpreh admirimin për Mirush Kabashin: Aktori më i mirë i botës… (FOTO) – AlpeGossip
Rezart Veleshnja shpreh admirimin për Mirush Kabashin: Aktori më i mirë i botës… (FOTO)

Rezart Veleshnja shpreh admirimin për Mirush Kabashin: Aktori më i mirë i botës… (FOTO)

Është kënaqësi e madhe të shikosh se si breza të ndryshëm artistësh bëhen bashkë dhe ndajnë me njëri-tjetrin, përveçse profesionin e njëjtë edhe një miqësi të vërtetë. Mes artistëve shqiptarë të tilla raste janë të shumta, madje nuk mungojnë edhe momente kur nuk ngurojnë të shprehin admirim për njëri-tjetrin. Zakonisht ata që janë më të rinj në moshë janë më shumë mirënjohës ndaj më të mëdhenjve, prej të cilëve mësojnë edhe teknikat e para të profesionit.

Së fundmi aktori i humorit i spektaklit ‘Portokalli’, Rezart Veleshnja ka publikuar një fotografi përkrah Mirush Kabashit. Pavarësisht se kanë një diferencë të madhe moshe dhe u përkasin brezave të ndryshëm, duket se ata ndajnë një miqësi të vërtetë me njëri-tjetrin. Megjithatë sigurisht që Rezarti nuk kishte se si të mos shprehej me superlativa për një nga aktorët më të mëdhenj të kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Në fotografi, Rezarti shihet duke puthur në ballë Mirushin dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Baba të fala ke nga shoku jot i ngushtë dhe aktori më i mirë i botës”.

Në fakt babai i Rezartit duhet të ketë miqësi me aktorin e mirënjohur, duke qenë se vetë aktori i humorit në një intervistë të pak kohëve më parë ka treguar se babai i tij ka punuar më parë si regjisor.