Moderatorja dhe këngëtarja, Luana Vjollca është shumë e komentuar në media për anën profesionale, jetën private, por edhe për marrëdhënien me motrën e saj, Marinën.
Kjo e fundit postoi sot një foto me motrën e tyre të madhe, Lirën ku shkruante: “Jam unë e preferuara e lalit tani”.
Kjo fjali e bëri xheloze Luanën e cila i komentoi: “Do ju rraf me shpulla”.
“S’ke faj, të kuptoj kur s’je më e preferuara”, iu përgjigj Marina.
Pas kësaj Luana ka vendosur të publikojë mesazhet ku tregon se Lira i ka thënë që është e preferuara e saj.
“Nderkohe e verteta Marina rri nashi aty. Lira te dua jeta”, shkruan Luana krah postimit.