SË BASHKU DHE TË LUMTUR/ Luana dhe Krenari marrin hapin e madh për lidhjen e tyre… (FOTO) – AlpeGossip
SË BASHKU DHE TË LUMTUR/  Luana dhe Krenari marrin hapin e madh për lidhjen e tyre… (FOTO)

SË BASHKU DHE TË LUMTUR/ Luana dhe Krenari marrin hapin e madh për lidhjen e tyre… (FOTO)

Moderatorja Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë një nga çiftet më të komentuar së fundmi. Ata ndonëse nuk e kanë pranuar asnjëherë lidhjen publikisht, shkëmbejnë shpesh herë komente që kanë ngjallur dyshime tek fansat.

Mirëpo javët e fundit qarkulloi lajmi se Luana i kishte dhënë fund marrëdhënies me biznesmenin, por çdo gjë u përgënjeshtrua pas disa komenteve që dyshja shkëmbeu në rrjetet sociale. Siç duket ata jo vetëm që janë bashkë, por kanë shumë plane për të ardhmen e tyre.

Sipas burimeve pranë “Panorama Plus” kanë treguar se në koncertin që Luana ka mbajtur në Ulqin ka qenë e shoqëruar me biznesmenin e njohur. Po këto burime kanë treguar se Krenari tashmë nuk do jetë vetëm i dashuri i moderatores, por edhe menaxheri i saj. Ai synon që ta bëj të famshme Luanën si këngëtare dhe ta kthej në një ndër më të paguarat.

Deri më tani bukuroshja bjonde ka pasur shumë sukses me dy këngët që publikoi këtë sezon veror. Bashkëpunimi me Bujar Qamilin “Mi dhe flakë mallit tim”, por edhe “Vetëm ty” u kthyen në hite që po dëgjohen nga të gjithë.