Pronari i një qendre strehimi për qentë endacakë është vënë në pranga nga autoritetet ruse nën akuzën e braktisjes së pothuajse 70 kafshësh duke i lënë ata të hanë njëri tjetrin për të mbijetuar.
Rasti i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Blagoveshchensk,Rusi.
Pronari i qendrës së strehimit të qenve Vyacheslav Zolotarev, është arrestuar nga autoritetet pasi u kthye nga një udhëtim në Tailandë ku kishte vajtur së bashku me gruan e tij.
Rasti i tmerrshëm i neglizhensës së madhe dhe mizorisë së kafshëve ndodhi nga pakujdesia e Zolotarev i cili nuk u sigura që kafshët të kishin kujdes edhe ushqim pas ikjes së pronarëve.
Nga mediat lokale raportohet se deri pak kohë më parë, ai kishte një kontratë me autoritetet për të strehuar qentë e humbur të cilët kapen nga shërbimet e kontrollit të kafshëve ruse. Kontrata ka skaduar në dhjetor të 2018 dhe pronari Vyacheslav Zolotarev, me sa duket vendosi që kujdesi për kafshët nuk ishte më puna e tij.
Pas kontrollit të bërë në qendren e strehimit të kafshëve nga autoritetet përkatëse u getën 47 qentë të ngordhur dhe 21 të tjerë në kushte shumë të këqija. Aktivistët e të drejtave të kafshëve thonë se qentë janë në gjendje të keqe dhe do të kërkojnë trajtim mjekësor dhe kujdes të duhur për t’u marrë me traumën e përvojës së tyre të vështirë.
Aktivistët thonë se qentë janë në gjendje të keqe dhe kërkojnë trajtim mjekësor dhe kujdes të veçantë për t’u marrë me traumën e përvojës së tyre të vështirë.
Akuza në të cilën Zolotarev do të dalë para gjykatës sipas ligjeve ruse mund të mbartë një dënim deri në 5 vite burg.