E akuzojnë për operacione plastike, Luana çohet në këmbë: Nuk e di, më ZHVISHNI… – AlpeGossip
E akuzojnë për operacione plastike, Luana çohet në këmbë: Nuk e di, më ZHVISHNI…

E akuzojnë për operacione plastike, Luana çohet në këmbë: Nuk e di, më ZHVISHNI…

Duke qenë një nga femrat më seksi të showbizit, Luana Vjollca është akuzuar shpesh për operacione plastike, një herë shkruajnë se ka bërë të pasmet, një herë gjoksin. Mirëpo Luana sot e ftuar në “Xing me Ermalin” ka pranuar se nuk ka bërë asnjë ndërhyrje.

“Nuk e di si ka dal kjo histori që unë jam e bërë, e stërbërë, çdo njeri ndryshon. Më plot gojën them që nuk kam prekur asgjë në trup dhe nëse keni ndonjë për ta vërtetuar, unë jam gati”, u shpreh Luana dhe u çua në këmbë. “Prapë njerëzit do flasin, po nuk di si ta vërtetoj, më zhvishni”, tha këngëtarja duke qeshur.

“Kanë folur shumë për mua, por unë vazhdoj eci përpara dhe as nuk i përgjigjem se nuk kam dëshirë, por kjo është hera e parë që flas për këtë pjesë se është bërë kaq shumë ky muhabet sa po besoj edhe vetë që jam e bërë”, u shpreh Luana.