“THASHË Të VËRTETËN”/ Eni Koçi sqaron deklaratën e bujshme (FOTO) – AlpeGossip
“THASHË Të VËRTETËN”/ Eni Koçi sqaron deklaratën e bujshme (FOTO)

“THASHË Të VËRTETËN”/ Eni Koçi sqaron deklaratën e bujshme (FOTO)

Një status i Enit dhe Greta Koçit ditën e sotme u bë shkak që të përflitej se dy motrat po thumbonin Dhurata Dorën. Eni dhe Greta kritikonin faktin që disa prej artistëve shqiptar i blejnë klikimet e këngëve dhe arrijnë miliona brenda pak orëve.

“3 milion për 24 orë Madona dhe Maluma. Po cfarë janë Maluma dhe Madona përpara 1-shave të Shqipërisë”, shkruante Eni.

Duke qenë se “Zemër” arriti miliona klikime brenda ditës, u aludua se Eni dhe Greta me statuset e tyre po thumbonin Dhurata Dorën.

Mirëpo me anë të një postimi tjetër në Instastory, Eni ka sqaruar se statusi i saj nuk kishte të bënte me asnjë rast konkret, pavarësisht se ky fenomen i blerjes së klikimeve është shumë i përhapur.

“Të dashur miq disa gazetarëve u mjafton një reagim i imi për blerjen e klikimeve për të shpikur teori që askush nuk i merr vesh. Unë kam thënë një të vërtetë e cila tanimë dihet edhe nga një fëmijë. Ka pafund raste të blerjes që konkurrencën e drejtë në muzikë e kanë kthyer në banalitet. Artisti jeton për respekt dhe audiencë reale. Si mund t’i thuash vetes artist kur blen audiencën? Ky është shqetësimi im.

Ka shumë artistët të mirë që i meritojnë milionat e botës, por ne kaq popull jemi. Pse nuk është gjë e çuditshme kjo? Maluma dhe Madonna që janë emra të mëdhenj të muzikës botërore arrijnë 3 milion për një ditë ndërsa shqiptarët kapin 1 milion në ditë, në mos më shumë.

Unë nuk kam përmendur asnjë rast konkret, por kam thënë një fenomen që shumë artistë të respektuar i ka demotivuar ose e kanë lënë këtë punë. Po, secili që ka blerë le të hidhërohet nga postimi im, ndërsa ata që i kanë reale mos të shqetësohen sepse e dinë të vërtetën dhe audiencën reale që nuk ua tjetërson askush”, shkruan Eni./Xing.al