LA EUROVIZIONIN PËR TË KËNDUAR NË SHQIPËRI/ Femrat u ”fiksuan” pas tij por këngëtari Izraelit qenka… – AlpeGossip
LA EUROVIZIONIN PËR TË KËNDUAR NË SHQIPËRI/ Femrat u ”fiksuan” pas tij por këngëtari Izraelit qenka…

LA EUROVIZIONIN PËR TË KËNDUAR NË SHQIPËRI/ Femrat u ”fiksuan” pas tij por këngëtari Izraelit qenka…

Ky është Judah Gavra, 35 vjeç, Gaforre në horoskop.

Jeton në Nju Jork, por është me origjinë nga Izraeli. Kur nuk këndon, merret me modeling. Dhe palestër!

Këtë fundjavë, konkurroi te “Kënga Magjike” me “Me’achshav” në kateogrinë New Artist International.

Gjatë spektaklit, producenti Gjebrea u shpreh se Gavra ishte ftuar që të merrte pjesë në festivalin që zgjedh këngën përfaqësuese të Izraelit në Eurovizion, por nuk kishte pranuar sepse dëshironte të merrte pjesë në “Këngën Magjike”.

View this post on Instagram

JUDAH GAVRA Këngëtar dhe tekstshkrues izraelit. Judah Gavra është një sensacion pop në rritje. Pas paraqitjeve të tij në fazën finale në rang kombëtar të Eurovision, si në vendin e tij të lindjes Izrael, ashtu edhe në San Marino; ai u ftua të performojë në edicionin 2019 të Eurovision Wiwi Jam dhe EuroCafe Club në sezonin Eurovision 2019 në Tel Aviv. Në maj të vitit 2018, Judah performoi në një koncert “One-man”, pasi këndoi në ceremoninë madhështore të hapjes së HIFA Festival në Zimbave. Në mars të vitit 2013, hiti i Judah “We`re beautiful”, u bë një këngët kryesore të transmetuara në radio në Izrael, duke i hapur rrugë kështu lançimit të dy krijimeve të tjera “Stay” dhe “Falling”. Judah është diplomuar në The American Music and Dramatic Academy në New York. Që prej diplomimit të tij në vitin 2009, me një kualifikim në muzikë, aktrim dhe arte interpretuese, ai ka luajtur në një numër të madh rolesh në musical-e si: Aida, All-American, The full Monty dhe Legally Blonde. Judah ka performuar në koncerte dhe performanca live në skenat më prestigjoze në botë si: The UN, Carnegie Hall dhe Lincoln Center, City Winery, Le Poisson Rouge, BB Kings në New York. Vjen në festivalin “Kënga Magjike”, në kategorinë New International Artist me këngën “Me`achshav”. #kengamagjike2019 #kategoriaNEWARTIST #javadhjete @judahgavra

A post shared by Kënga Magjike (@kengamagjikeofficial) on

Festivalet nuk janë një terren i panjohur për 35-vjeçarin. Ai ka marrë pjesë në Eurovision San Marino në 2018-n dhe Eurovision Israel në 2013-n, ku ndonëse nuk fitoi, shkoi deri në finale.

Judah dhe partneri i tij Kevin Atherton janë prindër një djali.

View this post on Instagram

What a difference a year makes! 💙💙

A post shared by Kevin Atherton (@kevin.atherton) on