E KËRCËNUAN DUKE I KËRKUAR PARA/ Feros i publikojnë bisedën private në Instagram – AlpeGossip
E KËRCËNUAN DUKE I KËRKUAR PARA/ Feros i publikojnë bisedën private në Instagram

E KËRCËNUAN DUKE I KËRKUAR PARA/ Feros i publikojnë bisedën private në Instagram

Dy ditë më parë, dikush vodhi llogarinë e reperit Fero në Instagram dhe po publikon gjëra që me siguri reperit nuk i pëlqejnë aspak.

Personi që ka marrë adresën vazhdon të kërcënojë reperin dhe duket se i ka kërkuar para për t’i kthyer sërish llogarinë e tij.

Madje, ai ka ndarë një video të bisedës private me Feron, i cili i kërkon t’i kthehet adresa e tij.

Fero dëgjohet t’i thotë personit në fjalë se do t’ia dërgojë paratë që i ka kërkuar, por ai duhet t’i tregojë se cili është.

“Fero na ka rrejt sna ka qu paret , kena me ja honger ymrin per ket Instagram ”- shkruhet krahas videos së reperit, ndërsa ndjekësit kanë vërshuar në komente për të mbrojtur Feron.

Ende nuk e dimë saktësisht se ç’po ndodh dhe cila është arsyeja që dikush ka marrë Instagram-in e reperit, mirëpo ai premton se do t’ia nxijë jetën Feros për sa kohë ka llogarinë e tij.

Ndërkohë, sapo reperit i vodhën llogarinë, edhe partneres së tij Arbenitës nisën t’i ndodhin gjëra të çuditshme në Instagram.

Ndjekësit përfituan nga rasti duke i shkruar me adresat e tyre dhe duke u hequr si Fero, për të futur në grackë modelen.