Meghan Markle mburret përpara gazetarëve: “Bashkëshorti më i mirë në botë, është i imi!” – AlpeGossip
Meghan Markle mburret përpara gazetarëve: “Bashkëshorti më i mirë në botë, është i imi!”

Meghan Markle mburret përpara gazetarëve: “Bashkëshorti më i mirë në botë, është i imi!”

Afërisht një muaj më parë, Meghan Markle dhe Princi Harry kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore.

Mesa duket, martesa ka shtuar dashurinë dhe pasionin mes çiftit më të përfolur të momentit. Këtë e ka konfirmuar vetë Dukesha e Sussex ditën e sotme, teksa iu bashkua ftesës së Mbretëreshës Elizabeth II, për të vizituar veriun e Anglisë.

Për gazetarët e pranishëm në eventin e mbajtur në nder të Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Meghan e cilësoi partnerin e saj si bashkëshorti më i mirë në botë. Pyetjes sesi shkoi muaji i parë i martesës, Meghan u përgjigj: “Shkoi për mrekulli!”

Një burim për “E! News” rrëfeu se çifti udhëtoi drejt Afrikës së Veriut për muajin e tyre të mjaltit, të cilin vendosën ta mbajnë sekret.

“Ishte arratisja perfekte për çiftin. Ata mblodhën forcat për 2018-ën plot me evente.” – u shpreh burimi.