“MË E MIRË SE UNË”/ Xhensila Myrtezaj gjen sozinë e saj në TikTok dhe s’po dallojmë dot cila është këngëtarja (VIDEO) – AlpeGossip
“MË E MIRË SE UNË”/ Xhensila Myrtezaj gjen sozinë e saj në TikTok dhe s’po dallojmë dot cila është këngëtarja (VIDEO)

“MË E MIRË SE UNË”/ Xhensila Myrtezaj gjen sozinë e saj në TikTok dhe s’po dallojmë dot cila është këngëtarja (VIDEO)

TikTok është kthyer në rrjetin social më të përdorur së fundmi gjatë karantinës dhe njerëzit po përpiqen të tregohen sa më kreativë në videot e tyre.

Si shumica e personazheve VIP, edhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj i është bashkuar TikTok-ut dhe realizon herë pas here video që i ndan me ndjekësit e saj.

Mirëpo,së fundmi, vëmendjen e këngëtares e ka marrë një vajzë bukuroshe, e cila ka etiketuar Xhensilën në videon e saj.

Ajo ka mbuluar fytyrën me duar ndërsa krahas videos shkruan se të gjithë i thonë se i ngjan Xhensilës.

Në fakt, kur vajza largon duart nga fytyra vihet re qartë ngjashmëria mes tyre dhe vajza në fjalë duket si binjake e këngëtares.

Këtë e ka pohuar edhe vetë Xhensila, e cila ka ndarë në InstaStory videon e sozisë së saj, madje krahas postimit shkruan:

“Edhe më e mirë se unë”, duke e shoqëruar me emoji me sytë me zemra.

Nëse do t’i shihnit bashkë, do ta dallonit dot cila është këngëtarja?