E IZOLUAR PREJ JAVËSH/ Ilda Bejleri na bën një shëtitje virtuale brenda shtëpisë së saj (VIDEO) – AlpeGossip
E IZOLUAR PREJ JAVËSH/ Ilda Bejleri na bën një shëtitje virtuale brenda shtëpisë së saj (VIDEO)

E IZOLUAR PREJ JAVËSH/ Ilda Bejleri na bën një shëtitje virtuale brenda shtëpisë së saj (VIDEO)

Në një lidhje direkte me emisionin “E diell Proces” në “Top Channel”, moderatorja Ilda Bejleri ka hapur për publikun dyert e shtëpisë së saj, duke na bërë një shëtitje virtuale në çdo cep.

Ajo ka treguar kuzhinën, dhomën e ndenjes, dhomën e gjumit, garderobën gjigante dhe madje ka hapur edhe frigorigerin e saj, për të na treguar me çfarë po ushqehet këto ditë.

Moderatorja ka rrëfyer se është në dietë dhe po mundohet të ushtrohet në shtëpi për të mos shtuar peshë, ndërkohë që përpiqet ta mbushë me ç’të mundet kohën e saj.

Këto ditë, ajo ka gjetur mundësinë të sistemojë rrobat në garderobë dhe të merret me detajet e vogla të shtëpisë që gjatë përditshmërisë së vrullshme nuk i kushtonte fare rëndësi.

Në ditët e para të izolimit, moderatorja ndau me ndjekësit në Instagram eksperiencën e saj stresuese të karantinës, duke u shprehur se i dukej sikur “tavani po i binte mbi kokë”.

“Për mua kanë qenë ditë të vështira. Ankthi është armiku kryesor i njeriut, sidomos në këto momente, përveç koronavirusit. Stresi mbi të gjitha që po kalojmë edhe fakti sikur tavani po të bie mbi kokë, është diçka që duket sikur po të merr frymën.”- u shpreh Ilda më herët gjatë një videoje.