U KONSDERUA “TRADHËTAR”/ Dagz flet për herë të parë për rikthimin në shtëpi: Kisha shumë arsye… – AlpeGossip
U KONSDERUA “TRADHËTAR”/ Dagz flet për herë të parë për rikthimin në shtëpi: Kisha shumë arsye…

U KONSDERUA “TRADHËTAR”/ Dagz flet për herë të parë për rikthimin në shtëpi: Kisha shumë arsye…

Një nga situatat më të komentuara të “Big Brother VIP Albania” ka qenë rikthimi i Dj Dagz në shtëpi pas eleminimit të tij dhe Dj PM nga gara.

Kjo gjë është përfolur shumë shpesh si një tradhti nga ana e tij, dhe shumë të tjerë e kanë konsideruar thjesht si vazhdimin e lojës.

Dj PM ka shprehur vazhdimisht mbështetjen për mikun dhe kolegun e tij nëpërmjet dedikmeve të ndryshme në rrjete sociale, mirëpo Dj Dagz nuk kishte reaguar më parë lidhur me arsyet konkrete të vendimit të tij për rikthimin në shtëpinë më të famshmë të Shqipërisë.

Ai theksoi se e kishte marrë miratimin nga PM para se të futej, ndërkohë që çështja kryesore ishte Einxhel.

“Kisha shumë arsye për tu rifutur. Unë dhe PM e duam njëri-tjetrin pa interes. Këtë eksperiencë e bëmë bashkë dhe kur u rifuta i bëra gjërat gati për të dalë. Dhe një nga arsyet është se po të ishte PM brenda dhe unë jashtë do doja që ai ta vijonte rrugëtimin. Së dyti, PM më tha vazhdoje lojën. Po ashtu, produksioni ma dha një super eksperiencë dhe nuk mund të mos i respektoja. Çështja kryesore është Einxhel. Intuita më thoshte se ajo më ka qejf përndryshe nuk do vazhdoja.”