KY HIT KA PËR TË NA "FIKSUAR"/ Reperi shqiptar sjell bashkëpunimin me Chris Brown - AlpeGossip
KY HIT KA PËR TË NA “FIKSUAR”/ Reperi shqiptar sjell bashkëpunimin me Chris Brown

KY HIT KA PËR TË NA “FIKSUAR”/ Reperi shqiptar sjell bashkëpunimin me Chris Brown

Reperi shqiptar me famë botërore , Gashi, është kthyer në një emër shumë të dëgjuar në fushën e muzikës. Këngët e tij arrijnë një sukses të paparë dhe reperi nuk humbet rast pa e shpalosur para të gjithëve famën që rritet nga dita në ditë.

Së fundmi ai po hedh një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e tij, duke bashkëpunuar me një prej reperëve më të njohur dhe më të suksesshëm me famë botërore. Bëhet fjalë për Chris Brown. Përmes një postimi të bërë në profilin e tij të Instagramit, Gashi ka bërë me dije se kënga “Safety”, e cila u publikua pak kohë më parë, do të vijë si një remix në bashkëpunim me Chris Brown dhe Afrob”.