BLERJA e klikimeve/ Fenomeni që po “shqetëson” artistët shqiptarë! Nga Endri Prifti deri tek Noizy, ja si i AKUZOJNË ata kolegët – AlpeGossip
BLERJA e klikimeve/ Fenomeni që po “shqetëson” artistët shqiptarë! Nga Endri Prifti deri tek Noizy, ja si i AKUZOJNË ata kolegët

BLERJA e klikimeve/ Fenomeni që po “shqetëson” artistët shqiptarë! Nga Endri Prifti deri tek Noizy, ja si i AKUZOJNË ata kolegët

Blerja e klikimeve në Youtube është tashmë një fenomen i njohur në radhët e artistëve shqiptarë.
A janë reale apo fallco? Kjo është dilema që kanë shumica prej nesh kur shikojmë shifrat e klikimeve që arrijnë disa nga këngëtarët shqiptarë në klipet e tyre. Shifra që dhe këngëtarët me famë botërore nuk i kapin brenda një kohe aq të shkurtër, ndërkohë që dihet që numri i fansave të tyre është tëpër i lartë.

Lidhur me këtë fenomen nuk mungojnë reagimet nga këngëtarët shqiptarë.

I fundit që foli rreth kësaj ishte Capital T.

Capital T është një nga reperët më të suksesshëm shqiptarë dhe jo më kot çdo këngë e tij kthehet në hit.
Reperi shqiptar është acaruar me ata që e shesin veten si shumë të fashmëm me klikime “fallco” dhe ka shpërthyer në rrjete sociale.
“95% në industrinë e muzikës janë njerëz fallco,
“stil jetese fallco”
“klikime fallco”
“histori fallco”, shkruan Capital T në postimin e tij.

Por reperi shqiptar nuk është i vetmi.

AlpeNews.al ju tregon akuzat e bëra nga këngëtarë të ndryshëm shqiptarë lidhur me fenomenin e blerjes së klikimive.

Endri Prifti
99% e këngëve që kanë mbi 10 milionë klikime janë të blera. Kështu është shprehur këngëtari Endri Prifti, i ftuar në emisionin “Ditë e re”, ku ka rrëfyer disa të vërteta të hidhura në tregund muzikor shqiptar.
Klikimet e shumë këngëtarëve në Shqipëri janë të gjitha fallco. Nuk ka mundësi. Shiko Michael Jackson apo këngëtarë më të mëdhenj të botës kanë nga 20 milionë klikime që i dëgjon mbarë bota. Këtu del një këngë dhe për tre ditë shkon 10 milionë. Ku janë këta 10 milionë? Thjesht blihen me para. Janë fallco të gjitha. 99% e këngëve që kalojnë 10 milionë klikme janë fallco”.
I ftuar bashkë me vëllanë Stefi, Endri u shpreh se klikimet në këngët e tyre janë të vërteta dhe se nuk ndihen aspak xhelozë për kolegët.
“Jo nuk jemi xhelozë. Ne dhe ato klikime që kemi, i kemi të vërteta.”

Lumi B

Reperi i njohur shqiptar Lumi B para pak ditësh solli projektin e tij veror “Makiato” që deri më tani ka marrë mbi 1 milion klikime, mesa duket mendon se kolegët e tij po i blejnë klikimet në You Tube.
Para pak orësh ai ka postuar një Instastory ku ka veshur një kapelë policie dhe shkruan: “Polici i klikimeve, kush po i blen?”

Me këtë mënyrë ai ka thumbuar kolegët e tij të cilët mburren se kanë shumë klikime.

Ronela Hajati


Këngëtarja Ronela Hajati ka sulmuar keq të gjithë kolegët që mburren me miliona klikimet në YouTube, në vetëm pak orë pas publikimit të këngëve.
Në një publikim në Instastory, Ronela akuzon kolegët për blerjen e klikimeve dhe thotë se as Rihanna nuk bën dot 4 milionë klikime në ditë.


“A ju del kështu llogaria me këto klikimet që blini? Kot po pyes se mua s’më del. 4 milionë në ditë as Rihanna si bën morë vëllezër e motra, apo ça është Rihanna para nesh thuaj “, shkruan Ronela.

Noizy

Një nga këta është edhe reperi Noizy, i cili ka arritur gati 22 milionë klikime me hitin e tij “Toto”. Ditët e para të publikimi të klipit, dukej se po ecte mirë dhe po pëlqehej nga publiku, gjë që Noizy nuk nguronte ta tregonte publikisht çdo milion që i shtohej këngës së tij. I gjendur përballë akuzave, reperi shqiptar nuk ka duruar më dhe u ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që mendojnë se i ka blerë klikimet:

“E dini çfarë? I kam blerë klikimet dhe do të blej deri sa të bëhen 100 milionë dhe pastaj do e ndal dorën”, shkruan ai.
Majk

Majk

Reperi Majk i cili është i njohur për një seri klipesh që kanë arritur mijëra klikime duke u kthyer edhe në hitet e sezonit.
Me disa postime në Instastory, Majk ka sharë kolegët që i blejnë klikimet duke i kryqëzuar kështu ata që merren me fake art.


“Kreit karierën e keni sponsored, spe di a jeni k**a, a këngëtar. Hola at me, nëse të duhet një boss për sponsor. Veq edhe nshole kur tem dilni ni dit “sponsored”, sponsor my shit”, shkruan Majk në fotot e postuar në Instastory.

Përgatiti AlpeNews.al

Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë!