I DASHURI NË KËRKIM/ Komentuesi ngacmon keq Trejsi Sejdinin: Ça u bë me atë GLE-në? – AlpeGossip
I DASHURI NË KËRKIM/ Komentuesi ngacmon keq Trejsi Sejdinin: Ça u bë me atë GLE-në?

I DASHURI NË KËRKIM/ Komentuesi ngacmon keq Trejsi Sejdinin: Ça u bë me atë GLE-në?

Trejsi Sejdini, ish Miss Shqipëria është një personazh tepër i përfolur i showbiz-it shqiptar. Kjo jo vetëm prej titullit që ajo ka si një ish Miss por dhe gjithashtu për shkak të tipit të saj rebel dhe ndonjëherë problematik.

Së fundmi, emri i Trejsit u përfshi dhe në një ngjarje të rëndë, në atë të vrasjes së Santiago Malkos, ku i dashuri i bukuroshes kërkohet si një nga përgjegjësit e eliminimit të ish-policit të ndjerë, Santiago Malko.

I dashuri i Trejsit, Leonardo Duka gjithashtu është personi i cili i ka bërë dhuratë bukuroshes, makinën e shtrenjtë Mercedez Benz për 19 vjetorin e saj të lindjes. Sipas policisë kjo makinë është sekuestruar tashmë sepse ishte në emrin e personit të shpallur në kërkim.

Që prej asaj dite, ish Miss-i përflitet shumë për këtë temë ku nuk mungojnë as komentet në profilin e saj të Instagramit. Së fundmi, në foton që ajo ka postuar një ndjekës e ka ”thumbuar” pikërisht për këtë temë duke i thënë: Ça u bë me atë GLE-në? 

Epo le ti themi ndjekësit të shqetësuar vetëm diçka, e ka policia. /AlpeGossip.al