SERIOZISHT E KA GJIKO? Reperi befason me blerjen e pazakontë që ka ndërmend të bëjë – AlpeGossip
SERIOZISHT E KA GJIKO? Reperi befason me blerjen e pazakontë që ka ndërmend të bëjë

SERIOZISHT E KA GJIKO? Reperi befason me blerjen e pazakontë që ka ndërmend të bëjë

Pak kohë pasi u bë baba, reperi i njohur Gjiko u shpreh se çdo gjë që do bënte tani e tutje do e bënte për vogëlushin e tij Zëri.

Kësaj radhe ai ka kaluar pritshmëritë tona, pasi përmes disa fotove të postuara duket se ka ndërmend të blejë as më pak e as më shumë sesa një jaht me fuqi tërheqëse 600 kuaj.

Jahti është i bardhë me një sipërfaqe të konsiderueshme.

“Së shpejti”, shprehet Gjiko krahas imazheve që ka ndarë me ndjekësit.

28 vjeçari i ka habitur të gjithë, por për hir të së vërtetës një blerje të tillë do ta besojmë kur të shohim Gjikon në jaht. Pse jo dhe mami Elitën me të voglin e saj!