PRISNI SE PASKA AKOMA! Stresi na premtoi një projekt aq bombë sa “vetëm Zoti e di si do të jetë” (FOTO) – AlpeGossip
PRISNI SE PASKA AKOMA! Stresi na premtoi një projekt aq bombë sa “vetëm Zoti e di si do të jetë” (FOTO)

PRISNI SE PASKA AKOMA! Stresi na premtoi një projekt aq bombë sa “vetëm Zoti e di si do të jetë” (FOTO)

Hiteve të njëpasnjëshme të kësaj vere do t’i bashkohet edhe reperi Stresi, i cili është në punë e sipër për këngën e tij të re.

Vetëm dy javë pasi publikoi bashkëpunimin me One T dhe Anestezion të titulluar “Shokun s’e lo”, reperi na premtoi një hit të ri.

Stresi ka shkrepur një foto në studion muzikore ku po gatuan hitin e tij të fundit dhe na paralajmëron të gjithëve se ka për të qenë nam.

Aq nam sa ne s’na e pret mendja, por deri tani vetëm Zoti e di!

“Veç Zoti e di ç’ka ka me dalë këtë verë”- shkruan Stresi krahas postimit.

Projekti ende nuk ka një titull zyrtar dhe një datë publikimi, mirëpo fansat u bënë kuriozë ta dëgjojnë sa më shpejt këtë këngë të re, që me siguri do t’i bashkohet playlist-ës që po bëjmë replay çdo ditë.

Reperi ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave gjithashtu për marrëdhënien e tij me të fejuarën, Keisin.

Prej disa kohësh çifti është ndarë, mirëpo sinjalet e shumta për njëri-tjetrin në rrjete sociale na bëjnë të mendojmë se dyshja ka shpresë për ribashkim dhe me shumë mundësi do t’i shohim sërish bashkë.