PAS NDARJES NGA PARTNERI/ Morena mori një vendim të rëndësishëm dhe vajza, mbani shënime! (FOTO) – AlpeGossip
PAS NDARJES NGA PARTNERI/ Morena mori një vendim të rëndësishëm dhe vajza, mbani shënime! (FOTO)

PAS NDARJES NGA PARTNERI/ Morena mori një vendim të rëndësishëm dhe vajza, mbani shënime! (FOTO)

Lidhja e re e dashurisë së këngëtares Morena Taraku bëri bujë në media në muajin maj, pasi ajo vetë pranoi se ishte e dashuruar dhe e lumtur, ndërsa identitetin e partnerit preferoi ta mbante të fshehtë.

Mirëpo, romanca e tyre zgjati shumë pak dhe nuk e dimë ç’ndodhi që çifti i dha fund aq shpejt.

Në një postim në InstaStory, Morena deklaroi se ishte single dhe po priste në të ardhmen për atë që meritonte.

“Të jesh single s’do të thotë që je i/e dobët, do të thotë se je i fortë mjaftueshëm për të pritur atë që meriton.”- ishin fjalët e saj krahas fotos.

Ndryshe nga ndarja e kaluar me Sasha Sobhan-in, miliarderin indian, Morena kësaj here “ka ndryshuar taktikë”.

Nëse pas ndarjes me Sasha-n ajo nuk gjente paqe dhe hidhte vazhdimisht thumba në rrjete sociale, kësaj here është tërësisht e kundërta.

Këngëtarja e ka pranuar situatën siç është dhe kërkon vetëm paqe për veten e saj.

Duket se ajo s’ka ndërmend të thumbojë askënd, por ka vendosur të presë të rejat që i ka rezervuar e ardhmja.

“Fokusohu tek paqja, jo tek lufta. Dashuro, jeto, ndaj dhe përkujdesu.”- është mesazhi i rëndësishëm i Morenës, nga i cili duhet të marrin shënime të gjitha vajzat në të njëjtën situtatë.