“NUK E JAP JETËN PËR BASHKËSHORTIN”/ Deklarata e Aulona Mustës na “befasoi” por e tha publikisht (FOTO) – AlpeGossip
“NUK E JAP JETËN PËR BASHKËSHORTIN”/ Deklarata e Aulona Mustës na “befasoi” por e tha publikisht (FOTO)

“NUK E JAP JETËN PËR BASHKËSHORTIN”/ Deklarata e Aulona Mustës na “befasoi” por e tha publikisht (FOTO)

Aulona Musta ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Pop Culture”, ku foli për martesën, seksin dhe mëmësinë. Moderatorja e “Thumb” tregoi se me bashkëshortin e saj Tomin, fillimet kanë qënë shumë të vështira sepse ata ishin shumë të ndryshëm.

“Në tre vitet e para jemi zënë shumë. Ai ishte djalë i përkëdhelur se çun i vetëm. Dhe jemi torturuar në ato vite derisa gjetëm balancën e duhur. Tani kemi shumë pasione të përbashkëta dhe shumë gjëra të tjera që na ndajnë. Kemi gjetur rrugën dhe çelësin për të bërë gjërat së bashku, si dhe ato personale. Por në një marrëdhënie dy gjërat kryesore që nuk duhet të humbin janë dashuria dhe pasioni.” – tha Aulona.

Mirëpo a e jep jetën për bashkëshortin Aulona Musta?

“Për vajzën e jap jetën pa e menduar. Për Tomin nuk e di nëse do e jap jetën, ama veshkën e jap” – u shpreh Aulona Musta.