STRESI 7 MUAJ NË BURG/ Keisi niset nga Kanadaja drejt Shqipërisë për ta takuar – AlpeGossip
STRESI 7 MUAJ NË BURG/ Keisi niset nga Kanadaja drejt Shqipërisë për ta takuar

STRESI 7 MUAJ NË BURG/ Keisi niset nga Kanadaja drejt Shqipërisë për ta takuar

Nuk ka duruar më!

Bashkëshortja e reperit Stresi, i cili qëndron pas hekurave që nga tetori i 2018-s, është nisur nga Kanadaja drejt Shqipërisë për të takuar partnerin e saj.

Keisi Lushaj ka treguar përmes disa postimeve në Instagram, se është nisur të takojë gjysmën e saj, Stresin, për të cilin e ka marrë shumë malli.

“Një pamje si kjo. Shihemi së shpejti, bota ime”, ka shkruar ajo në një foto ku reperi shfaqet me kurriz, i kthyer nga një peisazh i bukur perëndimi.

Keisi dhe Stresi u martuan në një ceremoni sekrete, pak kohë pasi e bënë publike lidhjen e tyre.

Për fat të keq ata nuk jetojnë bashkë, pasi Stresi është duke kryer dënimin me burg pas akuzave për armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në një grup kriminal.