“MOS MERRNI…”/ Çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni nëse do luani me akull në shtrat – AlpeGossip
“MOS MERRNI…”/ Çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni nëse do luani me akull në shtrat

“MOS MERRNI…”/ Çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni nëse do luani me akull në shtrat

Të gjithëve u kujtohet skena e Anastasia Steele, Chritstian Grey dhe akullit që u përdor gjatë paralojës. Nëse jeni edhe ju kuriozë për ta përfshirë në “skenat tuaja”, fillimisht kini parasysh disa gjëra.

1. Mos e merrni akullin direkt nga ngrirja

Ndjeshmëria e trupit tonë ndaj të ftohtit mund të ndryshojë shumë, por në përgjithësi, është e vështirë të dallosh ndryshimin midis një të ftohti tronditës dhe një të ftohti dëmtues-tronditës. Kjo është edhe më e vërtetë në lëkurën e ndjeshme përreth organeve gjenitale ose zonave të tjera erogjene. Përdorni akull, por lëreni të “pushojë” për shumë pak, pasi ta nxirrni nga ngrirja.

2. Mund të përdorni çaj të nxehtë dhe kuba akulli

Shpesh herë, kontrasti i ndjesive të ngrohta/ të ftohta mund të jetë shumë stimulues për partnerin. Mund ta filloni duke i ngacmuar pak me një filxhani çaji mente, pastaj akullin e ftohtë. Edhe këtu, bëni kujdes mos “përvëloni” njëri-tjetrin.

3. Mos e vendosni akullin “brenda” ose direkt në organet gjenitale

Ekpsertët thonë të mos eksperimentoni duke vendosur akull brenda organeve gjenitale. “Dildot e bëra në shtëpi me akull nuk rekomandohen në mënyrë kategorike”. Ajo që e bën seksi gjithë situatën, është uji i akullit që rrëshqet mbi lëkurë.

4. Lërini lodrat e seksit në frigorifer

Testoni me majat e gishtave lodrat për t’u siguruar që nuk janë shumë të ftohtë dhe mos harroni lubrifikimin. Mund të mbani edhe lubrifikantin në frigorifer “për kënaqësi të shtuar”, theksojnë seksologët.

5. Eksploroni me partnerin, por kujdes

Sigurohuni që të dy të respektoni kufijtë e njëri-tjetrit dhe mos ngatërroni: GUDULISJEN me paralojën! Nëse partneri/ja ju kërkon të ndaloni, bëjeni. Si me çdo lloj përvoje seksuale, përdorimi i akullit nuk është për të gjithë. Sigurohuni që të dëgjoni partnerin, të komunikoni hapur dhe t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si ata përgjigjen.

Burimi: Elite Daily