“ÇËSHTË KU DJALË S*KSI?” Pas bashkëpunimit në projektin muzikor, Enca dhe Bearti shfaqen bashkë – AlpeGossip
“ÇËSHTË KU DJALË S*KSI?” Pas bashkëpunimit në projektin muzikor, Enca dhe Bearti shfaqen bashkë

“ÇËSHTË KU DJALË S*KSI?” Pas bashkëpunimit në projektin muzikor, Enca dhe Bearti shfaqen bashkë

Shumë javë pasi e kishte paralajmëruar publikimin e saj, Enca lançoi para disa ditësh këngën më të re “Rakia”. Ashtu siç mendohej edhe nga fansat, këngëtarja kishte përzgjedhur si protagonist për klipin e saj ish-konkurrentin e “Për’puthen” Beart Rexhepi. Në videolip ata të dy shfaqen në skena shumë të nxehta dhe duke bërë lëvizje provokuese në një shtrat.

Teksa të gjithë mendonin se dyshja ishte bërë bashkë vetëm për klipin, mesa duket raporti i tyre s’ka mbetur vetëm në kufinjtë e bashkëpunimit.

Së fundmi Enca ka publikuar një video teksa shihet duke udhëtuar xhiro me makinë me Beartin që këto ditë është në Shqipëri.

“Ç’është ky djalë seksi” – dëgjohet duke thënë Enca nga makina teksa Bearti ka ndaluar për të blerë diçka në një dyqan teksa ka sfiduar ndjekësit nëse mund t’i gjejnë në Tiranë.

Nuk dihet akoma nëse bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim tjetër, miqësi mes tyre apo diçka më shumë, kjo mbetet për t’u parë me kohën.

Por Bearti nuk ishte djali i vetëm që shfaqet në klipin e këngëtares. Në klipin e “Rakia” protagonist ishte dhe një tjetër model, i cili luan rolin e ish të dashurit të Encës. Në fakt modeli në fjalë nuk është i njohur për shqiptarët, sepse është mësuar se ai është me origjinë nga Serbia. Djali që shfaqet në klipin e Encës quhet Stefan Stojanovic dhe në Instagram tregon se punon si dizajner këpucësh. Nuk dihet se si mund të jetë njohur Enca me modelin nga Serbia, por mesa duket këngëtares i ka bërë goxha përshtypje dhe nuk ka hezituar aspak që ta ftojë si protagonist në klipin e saj.