Ka qenë vetë moderatorja,e cila përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se një ditë më parë vogëlushja e saj Adia ka ardhur në jetë.
“Adia jone e shtrenjte erdhi ne jete me 12.03.2018! E bekofte Zoti pergjithmone dhe u rritte e forte, e shendetshme dhe plot dhembshuri! Faleminderit te gjitheve per urimet e perzemerta!,”-shkruan Floriana në rrjete sociale.
Floriana prej kohësh jeton me bashkëshortin e saj Enis Daci në Gjenevë ku janë celebruar dhe pritet që të bëjnë dasëm pas disa kohësh.
Së bashku me partnerin e saj Floriana është duke u fokusuar në fushën e menaxhimit.