EMRI DHE DETAJET/ Zbulohen detajet nga emisioni i Dajanës, Besmirit dhe Zogut – AlpeGossip
EMRI DHE DETAJET/ Zbulohen detajet nga emisioni i Dajanës, Besmirit dhe Zogut

EMRI DHE DETAJET/ Zbulohen detajet nga emisioni i Dajanës, Besmirit dhe Zogut

Pasi largimit nga emisioni i mëngjesit ‘Ditë e re’, Dajana Shabani, Besmir Metani dhe Hermes Nikaj janë përgatitur për  t’u rikthyer me një projekt të ri te ‘Ora News’. Lajmin e bëri të ditur moderatorja Shabani para pak javesh me anë të një postimi në profilin e saj të Instagramit.

Së fundmi ajo ka zbuluar detaje nga emisioni duke treguar që do të startojë të shtunën e 12 Tetorit. Dajana i ka njoftuar të gjithë ndjekësit e saj për projektin e ri, përmes një postimi në Instastory e më pas në profilin e Instagramit. Këtë sezon të ri televiziv, Besmiri, Hermesi dhe Dajana do të vijnë me programin e titulluar ‘Casa De Los 3S’ (Shtëpia e të treve).

Xhirimet kanë nisur dhe treshja po e pret me padurim transmetimin. Ndërmjet njoftimit, Dajana ka falenderuar po ashtu fansat e saj të cilët janë shprehur se ua ndjejnë mungesën në mëngjes dhe uron që ta ndjekin me kaq shumë dashuri dhe në emisionin e ri.