”ZOT TË LUTEM MI HIQ”/ Arbenita tregon fytyrën me puçrra dhe është e irrituar – AlpeGossip
”ZOT TË LUTEM MI HIQ”/ Arbenita tregon fytyrën me puçrra dhe është e irrituar

”ZOT TË LUTEM MI HIQ”/ Arbenita tregon fytyrën me puçrra dhe është e irrituar

Kur vjen puna tek problemet në fytyrë, vajzat gjithmonë ankohen edhe për gjënë më të vogël. Por mesa duket edhe modelet e kanë një problem të tillë. Arbenita Ismaili sapo na ka treguar se vuan nga aknet.

Përmes një fotoje të postuar në rrjetin e saj instagram, ku numëron ndjekës të shumtë, ajo duket e shqetësuar mbi pamjen e jashtme. “Zot mi hiq puçrat në fytyrën time që se di pse kanë dalë”,-është shprehur ajo duke treguar vetëm pjesën e syve, ndërkohë që mbulon pjesën tjetër të fytyrës.

Emri i Arbenitës lidhet gjithmonë me reperin Fero prej lidhjes së tyre të dashurisë. Megjithatë edhe pse me akne, Arbenita duket yll. Me një trup perfekt dhe tipare të bukura, ajo di gjithnjë si të bjerë në sy.