Kot u ka dalë nami i keq “njerkave”. Këto që njohim ne janë më të mirat (FOTO) – AlpeGossip
Kot u ka dalë nami i keq “njerkave”. Këto që njohim ne janë më të mirat (FOTO)

Kot u ka dalë nami i keq “njerkave”. Këto që njohim ne janë më të mirat (FOTO)

Për fëmijët, sidomos në takimet e para, një njerkë nuk do jetë e mirëpritur. Megjithatë me kohën gjërat ndryshojnë. Komunikimi është çelësi. Dhe duket se çelësin e ka gjetur që në fillim Bieta Sulo, gruaja e Alban Dudushit. Edhe një një vajzë e re e dashuruar me një djalë të ri, i duhej të bëhej njerkë përpara se të bëhej nënë. Nuk dimë se si kanë qenë punët në shtëpi. Brenda saj askush nuk shikon, ama aq sa tregojnë rrjetet sociale, Bieta mund të quhet supernjerka. Vajza e Albanit nga martesa e parë, Joel, zë një vend të rëndësishëm në profilin e Bietës. Në dreka, darka, festa, makinë, shëtitje, para disa viteve apo sot, Joel është gjithmonë aty. Jo pak herë duke luajtur me Bietën si dy fëmijë të lumtur, e jo pak herë Bieta ka mbështetur faqen te ajo. Kur na lumturojnë ne këto pamje, po imagjinojmë si ndihet Albani tani.

(Bieta dhe Joel, foto nga Instagrami)
Dhe po aq mirë duhet të ndihet edhe Klodi, burri i Zaimina Vasjarit. Në intervistën e freskët fare, që ka publikuar sot “Revista Who”, kur u pyet se a do bënte një motër a vëlla për vajzën, ajo tha: “Khloe i ka dy motra, Jennifer dhe Kristel, të cilat mezi po e presin. Por familja jonë e do dhe një çun, kështu që Khloe s`do jetë bebi i fundit në familjen tonë”. E ka si e ka marrëdhënien me vajzat e burrit fjalën e mirë e tha. E si i thonë fjalës, zemrën nuk ta shikon njeri, ndaj ajo që thua ka rëndësi.

(Zaimina dhe i shoqi, Klodi, foto nga Instagrami)
Dhe po me fjalë i ka përmendur edhe Armina. “Unë jam pjesë e Zenit dhe do t`i dua fëmijët e tij”, ka thënë ajo fiks tre vite më parë. Nuk ka thënë i dua, ama dëshirën e mirë e ka pasur. Edhe pse sot pas tre vjetësh nuk qarkullon asnjë foto me ta, as në rrjet e as në profilin e saj, (se kjo varet edhe sa ta lejon nëna e fëmijëve), u tha se verën e shkuar ishin bashkë me pushime në Kroaci. Kështu që situata nuk duket keq.

(Fëmijët dhe Shkëlzeni, foto nga Google)

(Shkëlzeni dhe Armina, foto nga Google)
Po nëse për Arminën e dinë të gjithë që është në rolin e njerkës, mbase pakkush e di që edhe Ermal Hoxha, burri i Rezarta Shkurtës ka një fëmijë me ish-missin Sonila Çaushi. Rei është 17 vjeç sot, por dy vite më parë Rezarta nuk e la jashtë statuseve të saj në rrjete sociale. Kur vjehrra e Rezit, Teuta, bëri një libër për familjen dhe kujtimet me Enverit, Rezi nuk reshti me statuset se i ishte dedikuar nipit dhe mbesës, pra dy fëmijëve të Ermalit. E kanë si e kanë marrëdhënien as në këtë rast s`e dimë, po t`i japësh dikujt hapësirë në profilet e tua sociale, nuk është pak në këto kohë që kanë ardhur. Ku gjithçka thuhet aty: Edhe kunjat, edhe dashuria.

(Rezarta dhe Ermali, foto nga Google)

(Ish-gruaja e Ermalit, Sonila, me djalin Rei)
Përfundimisht të jesh njerkë e të kesh njerkë nuk qenka dhe aq keq. Ca goca i kanë gjetur mirë telat.