Ky është fustani i preferuar i vajzave të famshme shqiptare. Hiq njëra, vish tjetra! (FOTO) – AlpeGossip
Ky është fustani i preferuar i vajzave të famshme shqiptare. Hiq njëra, vish tjetra! (FOTO)

Ky është fustani i preferuar i vajzave të famshme shqiptare. Hiq njëra, vish tjetra! (FOTO)

Kemi parë shpesh herë që personazhe të njohur të ekranit të ketë qëlluar në të njejtën veshje dhe të jemi të sinqertë, këtu nuk ka asgjë të keqe.

Fundja, nëse të pëlqen një veshje mund ta marrësh e ta veshësh dhe për këtë nuk të ndalon dot njeri.

Këtë herë, dy personazhe që duket se paskan qëlluar në të njejtin fustan janë Dorina Mema dhe Eranda Libohova.

Me një fustan ngjyrë bezhë dhe me dy rrathë, një në pjesën e gushës dhe një në pjesën e belit, Dorina u shfaq në mbrëmjen gala, “ODA” dhe tërhoqi goxha komente pozitive nga komentuesit.

Me të njejtin fustan, ose ndoshta fustan të ngjashëm, tashmë është shfaqur Eranda Libohova, e cila ka postuar në Instagram në një prej mbrëmjeve ku është ftuar për të kënduar.

Epo, mund t’i komplimentojmë të dyja vajzat për veshjen?