“PËRFUNDUAM ME ANTIBIOTIKË/ Këngëtarja shqiptare: E kemi kaluar familjarisht në shkurt COVID-19 (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“PËRFUNDUAM ME ANTIBIOTIKË/ Këngëtarja shqiptare: E kemi kaluar familjarisht në shkurt COVID-19 (FOTO+VIDEO)

“PËRFUNDUAM ME ANTIBIOTIKË/ Këngëtarja shqiptare: E kemi kaluar familjarisht në shkurt COVID-19 (FOTO+VIDEO)

Këngëtarja Orgesa Zaimi në një lidhje direkte me emisionin “Vizioni i pasdites”, u shpreh se dyshon të ketë qenë mbartëse e koronavirusit, pak kohë para shpërthimit të pandemisë në Shqipëri. Orgesa tregoi se gjatë muajit shkurt ajo me familjen kaluan simptomat e njejta me ato që deklarohen në media nga autoritetet shëndetësore.

“Ne në periudhën e Shkurtit kemi qenë shumë të sëmurë. Kemi kaluar sëmundje familjarisht dhe rrjedhimisht ia kaluam dhe gjyshërve. Kam një bindje që ne mund ta kemi kaluar në Shkurt Koronavirusin, të gjithë si familje. Kemi pasur simptomat, temperaturën dhe simptomat e gripit. Përfunduam të gjithë me antibiotikë. Kam një përshtypje që ne duhet ta kemi kaluar në Shkurt se s’bën. Tani jemi të gjithë mirë, të shëndetshëm. Nuk kemi asnjë simptomë gripi, dhe na ka ndihmuar shumë kjo periudha në shtëpi”, tregoi këngëtarja.

Orgesa u shpreh se javët e para ka qenë shumë e frikësuar, por tani është duke vlerësuar karantinimin, si një mundësi e mirë për të shpenzuar kohën familjarisht.