“Dora e bisturisë plastike i ka transformuar”/ Këto janë aktorët që duket sikur kanë vënë fytyrë të re nga KIRURGJIA – AlpeGossip
“Dora e bisturisë plastike i ka transformuar”/ Këto janë aktorët që duket sikur kanë vënë fytyrë të re nga KIRURGJIA

“Dora e bisturisë plastike i ka transformuar”/ Këto janë aktorët që duket sikur kanë vënë fytyrë të re nga KIRURGJIA

Figura të njohura dhe të vlerësuara të ekranit të madh e të vogël orientohen shpesh drejt kirurgjisë estetike për të ndryshuar pamjen, për t’u dukur më të rinj. Por, jo gjithnjë kirurgjia është e arrirë. Duan të duken gjithnjë si 20 vjeç edhe pse janë 50 e më shumë. Ndërhyrje pas ndërhyrjeje mania e perfeksionit shpesh transformohet në shkatërruese për imazhin.

Meg Ryan, nga vajza me fytyrë engjëllore është shndërruar në një grua me buzë të fryra, që dhe kur qesh nuk i duken më dhëmbët. Ky është një ndër detajet e fytyrës, pasi në shumë foto del si e fryrë.

Carla Bruni ka qenë një modele tepër e pëlqyer dhe muza e shumë stilistëve nëpër pasarela. Nuk i ka shpëtuar as ajo ndërhyrjeve estetike, por që nuk ka pasur një rezultat fort të kënaqshëm.

Hunter Tylo, bukuroshja e “Vajza e maharahazhit” dhe ikona e bukurisë së “Beatiful”, ka synuar të ndërhyjë të buzët dhe mollëzat, që e kanë bërë të duket si një maskë prej gome.

Megan Fox është një ndër aktoret më tërheqëse hollivudiane, por është i dukshëm ndryshimi ndër vite përmes ndërhyrjeve.

Monica e “Friends”, Courteney Cox ka bërë shumë ndërhyrje në të shkuarën dhe siç ka deklarua dhe vetë që hoqi dorë pasi nuk po ndiente më muskujt e fytyrës.

Aktorja Uma Thurman gjithnjë e ka mohuar ndërhyrjen estetike për të ndaluar kohën, por fotot e publikuara tregojnë të kundërtën.

Këngëtarja Madonna përdor botox prej vitesh dhe në shumë momente është pothuajse e panjohshme.

Melanie Griffith nuk mbetet pas, e transformuar pothuajse tërësisht, që ka herët e para që është shfaqur në ekran. Filmi me të cilin dhe u evidentua ishte “Working Girl”, i vitit 1988.

Nicole Kidman është një tjetër aktore e penduar. Me sa duket, ka qenë meritë e bashkëshortit Keith Urban dhe fakti që nuk kishte më shprehi fytyre për të aktruar, që e çuan në ndalimin e ndërhyrjeve në fytyrë.

Renee Zellweger bëri bujë pak kohë më parë me paraqitjen në një tapet të kuq, ku fotografët mezi e njohën që ishte aktorja.

Goldie Hawn pothuajse nuk njihet më prej ndërhyrjeve ndër vite. Deri tani e bija Kate Hudson nuk i ka ndjekur hapat e të ëmës në këtë drejtim.

Aktori Mickey Rourke tashmë është bërë i varur nga ndërhyrjet estetike dhe nuk po di të ndalet.

Sylvester Stallone është një tjetër aktor që nuk i ka shpëtuar tundimit ndaj bisturisë.

John Travolta ka ndryshuar shumë ndër vite dhe fytyra e tërhequr, pa rrudha e shenja moshe tregon qartë pëlqimin e tij ndaj ndërhyrjeve estetike.