Vajza e harruar e Nicole Kidman dhe Tom Cruise del në dritë ashtu siç nuk pritej – AlpeGossip
Vajza e harruar e Nicole Kidman dhe Tom Cruise del në dritë ashtu siç nuk pritej

Vajza e harruar e Nicole Kidman dhe Tom Cruise del në dritë ashtu siç nuk pritej

Tom Cruise dhe Nicole Kidman kanë dy fëmijë të rritur bashkë, edhe pse i përmendin rrallë në publik. Me rrallë duam të themi, thuajse fare.

Para se të vinin në jetë Suri, Sunday dhe Faith, çifti adoptoi Isabella dhe Connor.

Tani në të 20-at e tyre, Isabella është 25 dhe Connor 23, fëmijët e parë të çiftit Hollywood-ian rrinë larg qendres së vëmendjes, duke marrë parasysh famën e prindërve të tyre.

Connor Cruise është DJ dhe ndonjëherë aktor. Ndërsa Isabella ka zgjedhur tjetër rrugë në jetë: modën.

Së fundi, Isabella lançoi një linjë bluzash grafike të quajtur BKC (Bella Kidman Cruise). Sipas faqes zyrtare të linjës, dizenjot e saj janë të vizatuara me dorë dhe të frymëzuara nga “miqtë, moda dhe muzika”.

Është ëndrra e një jete për Bella-n ta vendosë artin e saj në veshje; koleksioni me bluza grafike është hapi i parë në realizimin e kësaj ëndrre dhe projekte të reja do të publikohen në të ardhmen,” shpjegohet në faqen zyrtare.

Nicole Kidman foli për nismën e të bijës dhe tha se “është shumë e emocionuar” dhe se “është një mënyrë kaq e bukur për të shprehur veten. Bella di të vizatojë shumë mirë, gjithmonë ka vizatuar bukur.