ISHULLI “MAGJIK” I MBIPOPULLUAR/ Nuk ka pasur kurrë… (FOTO) – AlpeGossip
ISHULLI “MAGJIK” I MBIPOPULLUAR/ Nuk ka pasur kurrë… (FOTO)

ISHULLI “MAGJIK” I MBIPOPULLUAR/ Nuk ka pasur kurrë… (FOTO)

Ai është një ndër ishujt më të vegjël në botë që është i banuar.

Bëhet fjalë për Santa Kruzin, në arkipelagun San Bernando të Kolumbisë, i cili është një nga vendet më të populluara në botë.

Ai është sad y fusha futbolli mirëpo në territorin e tij jetojnë plot 1200 banorë të cilët nuk kanë gjetur më vend se ku të bëjnë shtëpitë e tyre.

Por ndryshe nga ishujt e tjerë, ky nuk është vend për turistë, pasi s’do të kishin ku të rrinin.

Të vetmit turistë vijnë nga një ishull pranë, ku ka hotele. Ata nisen me motoskaf për një vizitë kureshtare që zgjat pak orë.

Shtëpitë plot ngjyra janë ndërtuar prej shumë kohësh e janë trashëguar brenda familjeve, dhe në ishull nuk ka asnjë banor që nuk ka lindur aty.

Asnjë nga banorët nuk ka lindur jashtë ishullit, dhe ata krenohen që nuk kanë as krime, as polici.

Juve Nal, një nga banorët që ka jetuar gjithë jetën aty, thotë:

“Këtu nuk ka krime. Nuk kemi polici, nuk kemi pasur ndonjëherë dhe nuk ua kemi nevojën. Ku ka vend tjetër në botë ku nuk nevojitet policia? Unë zgjohem çdo ditë nën tingujt e dallgëve dhe kam pamje nga deti. S’do të doja të jetoja në asnjë vend tjetër.”

Edhe autoritetet kolumbiane janë të shqetësuara për të ardhmen e ishullit, por shqetësimi i tyre vjen nga rritja e nivelit të detit. Por banorët nuk duan t’i dëgjojnë këto shqetësime.