QESHËM QË TANI/ Del traileri i filmit të Ermal Mamaqit, ”I Love Tropoja” – AlpeGossip
QESHËM QË TANI/ Del traileri i filmit të Ermal Mamaqit, ”I Love Tropoja”

QESHËM QË TANI/ Del traileri i filmit të Ermal Mamaqit, ”I Love Tropoja”

Pas suksesit të “2 gisht mjaltë”, Ermal Mamaqi është gati për të thyer një tjetër rekord me filmin “I love Tropoja”. Filmi pritet të pushtojë kinematë në 2020 dhe vjen me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh si Ermal Mamaqi, Arjola Demiri, Mariana Kondi, Bruno Shllaku, Behar Mera, Pranvera Veizi, Bujar Asqeriu, Irgen Çela e shumë të tjerë.

Ditën e sotme Ermali ka publikuar trailerin e shumëpritur, nga i cili kuptojmë se ky film do jetë super komik, me skena aksion, skena të nxehta dhe gjithçka tjetër që mezi po presim t’i zbulojmë kur “I love Tropoja” të dalë në kinema.

Filmi me regji të Ermal Mamaqit dhe skenar të Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit e Besnik Mustafait do të transmetohet në datë 29 Janar 2020. Premiera e filmit do të mbahet në Pallatin e Kongreseve ku dhe do të vazhdojë të jepet për dy javë rrjesht dhe do të jetë padyshim eventi më i madh i vitit.

"I love Tropoja" me 29 Janar 2020. Ruaj datën. Filmi më i mirë i komedisë shqiptare. Best ever.🤪📽🙏

Gepostet von Julian Deda am Sonntag, 8. Dezember 2019