GJITHMONË SHUMË AFËR FITORES/ Fifi dhe rrugëtimi i saj ndër vite në ”Këngën Magjike” – AlpeGossip
GJITHMONË SHUMË AFËR FITORES/ Fifi dhe rrugëtimi i saj ndër vite në ”Këngën Magjike”

GJITHMONË SHUMË AFËR FITORES/ Fifi dhe rrugëtimi i saj ndër vite në ”Këngën Magjike”

Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve u zhvillua edicioni i 21-të i ”Kënga Magjike”. Këtë vit ndryshe nga herët e tjera, për shkak të tragjedisë së ndodhur prej tërmetit të 26 nëntorit, festivali mbante sloganin ”Këndo për të ndërtuar” dhe u zhvillua për të mbëshetur të gjithë banorët e dëmtuar nga fatkeqësia natyrore.

Fituese e këtij festivali u shpall Eneda Tarifa me këngën ”Ma zgjat dorën” teksa në vend të dytë qendroi Fifi me këngën ”Marova”.

Edicioni i 21-të i këtij festivali ishte gjithashtu dhe viti i 3-të rradhazi që Fifi merrte pjesë dhe i afrohej shumë fitores. Nëse kthejmë kokën pas në dy vitet e kaluara, Fifi së bashku me Mc Kreshën të prezantuar me këngën ”Psikopatja jote”, në ”Kënga Magjike 2018”, arritën të merrnin çmimin e tretë, ndërsa në vitin 2017, këngëtarja, e vetme me këngën ”Zhurmë” mori përsëri çmimin e tretë.

Siç e përmendëm dhe mësipër, të trija vitet, Fifi i është afruar shumë fitores sepse në fakt këngët e saja që në momentin e parë që janë prezantuar si pjesëmarrëse të ”Këngës Magjike” janë kthyer në hite dhe tepër të dëgjuara për publikun shqiptar.

Që vitin e parë që mori pjesë në festival me këngën ”Zhurmë”, ajo arritit të rrëmbejë çmimin e tretë duke lënë pas shumë këngëtarë të tjerë që kishin vite që merrnin pjesë në këtë format.

Ndërsa në vitin 2018, në edicionin e 20-të të ”Kënga Magjike”, Fifi u paraqit me një bashkëpunim mjaft të suksesshëm së bashku me Mc Kreshën që titullohet ”Psikopatja jote”. Kënga e tyre u kthye virale që minutat e para që u prezantua dhe ishte e qartë se ishte pretendente për të fituar. Por, edhe atë vit, dyshja arriti të rrëmbejë çmimin e tretë duke qenë sërisht afër kupës së madhe.

Përsa i përket këtij viti, Fifi ishte më afër fitores se kurrë. Kënga e saj ”Marova” u bë e famshme shumë shpejt dhe madje në You Tube numëron 1.9 milion klikime më shumë se kënga fituese e Eneda Tarifës ”Ma zgjat dorën”, edhe pse është publikuar 1 javë pas.

Në sondazhe të ndryshme në Internet, Fifi dhe Eneda kanë qenë dy më të përfolurat për çmimin e parë dhe madje në disa raste, Fifi ka qenë më e votuara. Për më tepër, edhe nëse i kthejmë sytë nga finalja e djeshme të gjithë e pamë se publiku i dha pikët maksimale për Fifin, gjë që justifikon dhe brohoritjet e emrit të saj në sallë kur Eneda u ngjit për të marrë kupën.

Por çfarë ndodhi?

Kënga e Eneda Tarifës ”Ma zgjat dorën” më shumë se në ”Kënga Magjike” u bë e famshme për shkak të një montazhi që Flori Mumajesi ripostoi, të lidhur me pamje dhe momente nga tragjedia e 26 nëntorit ku 51 persona humbën jetën. Teksti i cili përshtatej perfekt me disa momente nga fatkeqsia e asaj dite, bëri që kënga e Enedës të shihej me një tjetër sy, pasi në rrethana normale do të ishte thjesht një këngë dashurie si gjithë të tjerat.

Ajo çka mund të themi për këtë situatë është se Fifi ndër vite ka sjellë në ”Kënga Magjike” materiale të cilat nuk janë zbehur pas përfundimit të festivalit por në fakt vazhdojnë të dëgjohen si ditën e parë. Jemi pothuajse të sigurt që këtë vit, në rrethana të tjera, dhe pa shtysën që ”Ma zgjat dorën” mori në rrjetet sociale prej montazhit të bërë, kënga e Fifit do të ishte fituese.

Pra ajo çfarë mund të themi me siguri të plotë për performancat dhe materialet e Fifit në këtë festival është se nuk i mungon asgjë, përveç se pak fat. /AlpeGossip.al