DETAJET NGA SEZONI I RI/ Luana “rrëmben” Florjan Binaj nga “Portokalli” (FOTO) – AlpeGossip
DETAJET NGA SEZONI I RI/ Luana “rrëmben” Florjan Binaj nga “Portokalli” (FOTO)

DETAJET NGA SEZONI I RI/ Luana “rrëmben” Florjan Binaj nga “Portokalli” (FOTO)

Mbrëmjen e kësaj të shtune nis puntata e parë e sezonit të dytë të emisionit “Shiko Kush Luan”. Moderatorja Luana Vjollca tregoi se në këtë sezon ajo mban edhe rolin e autores së vetme.

Por një tjetër ndryshim lidhet edhe me drejtuesit që do të shfaqen krah saj. Në sezonin e parë Edi Manushi dhe Gent Hazizaj ishin partnerët e Luanës dhe mbanin rolin e kryetarëve të skuadrave kundërshtare.

 

Këtë sezon ata nuk do të jenë bashkëpunëtorët e moderatores, pasi në vend të tyre do të shikoni aktorët e humorit Florjan Binajn dhe Adi Pojanën.

Këta të fundit do të kenë rolin e kryetarëve të skuadrave, të cilat do të vihen përballë njëra-tjetrës përmes lojërave apo sfidave të ndryshme.