“E BËRE BLEONËN SIKUR E KE GRUA”/ Ermal Mamaqi kritikohet KEQ nga fansat (FOTO) – AlpeGossip
“E BËRE BLEONËN SIKUR E KE GRUA”/ Ermal Mamaqi kritikohet KEQ nga fansat (FOTO)

“E BËRE BLEONËN SIKUR E KE GRUA”/ Ermal Mamaqi kritikohet KEQ nga fansat (FOTO)

Sezoni i ri ka nisur dhe moderatorët e ekraneve shqiptare nuk ngurojnë të reklamojnë emisonet e tyre në rrjetet sociale.

Kështu ka ndodhur dhe me Ermalin i cili përmes një postimi në Instagram ka dashur të njoftojë ndjekësit e tij se cila do të ishte e ftuara e rradhës në “Xing Me Ermalin”.

Në videon e postuar shfaqej një përmbledhje e shkurtër se çfarë do të ndodhte gjatë puntatës me personazh kryesor Bleona Qerretin.

Menjëherë ndjekësit e tij kanë “shpërthyer” me komente ku shprehin “pakënaqësinë” ndaj të ftuarës.

“E ke bërë Bleonën sikur e ke grua”, shkruan njëri prej tyre

“Ngele duke marrë Bleonën në studio, s’ke ndonjë tjetër?”, vazhdojnë fansat me kritika.

Epo ndoshta Ermali duhet ta mendojë dy herë para se ta ftojë Bleonën përsëri!