Ajo mbahet si një nga artistet më të suksesshme në vendin tonë si dhe është një nga këngëtaret më të bukura. Bëhet fjalë për Mihrije Brahen, e cila pavarësisht viteve që kalojnë duket se për atë plakja nuk ekziston.
Si shumë personazhe të tjerë të njohur edhe Mihrije ka filluar pushimet verore. Këngëtarja është shfaqur e veshur me bikini dhe më seksi se asnjëherë më parë duke pushuar në plazh.
E pavarësisht se është 51 vjeçe, këngëtarja e hitit “Zemra më plasi” ka pozuar dhe me linjat e saj trupore ka treguar se mosha për të është thjesht një numër.