HABISIN MJEKËT/ Femrat që kanë këtë formë trupi janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit - AlpeGossip
HABISIN MJEKËT/ Femrat që kanë këtë formë trupi janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit

HABISIN MJEKËT/ Femrat që kanë këtë formë trupi janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit

Gratë të cilat kanë formë të trupit si “mollë” rrezikohen më shumë që të preken nga një formë vdekjeprurëse e kancerit të gjirit, ka zbuluar një studim i fundit.

Ndërsa ato me formë të trupit si “dardhë”, ku masa dhjamore përhapet edhe në kofshë, ije dhe vithe, mund të preken nga një formë më e trajtueshme e kësaj sëmundjeje, transmeton Living.

Për vite me radhë, shkencëtarët kanë paralajmëruar mbi rreziqet e obezitetit për shkak të të dhënave mbi rolin e tij në zhvillimin e kancerit të gjirit, si dhe rreziqe të tjera shëndetësore.

Megjithatë, studimi i ri kinez tregon se lidhja mes obezitetit dhe kësaj forme të sëmundjes është shumë më komplekse seç është menduar më parë. Ata zbuluan se gratë me indeks të lartë të masës trupore, ku matet masa dhjamore në lëkurë, janë më të rrezikuara që të kenë kancerin e gjirit ER + (receptorin pozitiv të oestrogjenit).

Kjo formë e sëmundjes mund të influencohet nga oestrogjeni, pasi hormoni mund të ngjitet tek antigjenet për të stimuluar rritjen e qelizave kancerogjene.

Pacientët zakonisht marrin tamoksifen, një ilaç që funksionon duke bllokuar oestrogjenin, i cili çon në zhvillimin e qelizave tumorale. Ndërsa ato me formë të trupit si dardhë janë më të predispozuar të kenë kancerin e gjirit ER (receptori negativ i oestrogjenit).

Kjo formë e sëmundjes mund të trajtohet me ilaçet që bllokojnë këtë hormon. Rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit ER- ekziston edhe tek gratë të cilat nuk janë obeze, theksojnë shkencëtarët e Universitetit Shandong, në Kinë.