“I DHASHË ZEMRËN”/ U zhgënjye nga i dashuri, Diona Fona i bën… (FOTO) – AlpeGossip
“I DHASHË ZEMRËN”/ U zhgënjye nga i dashuri, Diona Fona i bën… (FOTO)

“I DHASHË ZEMRËN”/ U zhgënjye nga i dashuri, Diona Fona i bën… (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona ishte e ftuar sot tek “Rudina”, ku foli për këngën e saj më të re “Xhani”. Diona zbuloi se kjo këngë ka ardhur si frymëzim nga jeta e saj personale.

Këngëtarja tregoi se i dashuri, të cilit i dha zemrën, e zhgënjyeu dhe ajo i bëri këngë.

Rudina Magjistari: A ka një xhan në jetën tënde, një shpirt, një njeri të cilit i ke dhuruar zemrën?

Diona Fona: Po normale, është pjesë e jetës. Është shumë e bukur dhe shumë e hidhur ndonjëherë. E kam kthyer dëshpërimin tim në një mënyrë shumë pozitive.

Rudina Magjistari: Kjo këngë merr spunto nga një histori e jotja, nga një zhgënjim i yti që ke jetuar në jetën tëndë?

Diona Fona: Po, ama e kam kthyer në anën pozitive, ndonjëherë e jep zemrën dhe të kthehet në mënyrën që nuk duhet.

Rudina Magjistari: Mesazhi që sjell ti aty është që vajzat të mos qajnë shumë dhe të vazhdojnë para dhe të mendojnë për jetën e tyre.

Diona Fona: Vazhdoni përpara dhe duajeni sa më shumë veten sepse kushdo që do të të dojë më vonë, ka për të të respektuar më shumë, kur ti e respekton veten.

Rudina Magjistari: Ty të ka kaluar i gjithë trishtimi?

Diona Fona: Po jam shumë mirë, tani ia kam dhënë zemrën muzikës.